Aktualitet22 Shkurt 2024, 22:55

“Burimet ruhen gjallë a vdekur”/ Anila Hoxha për rastin "Qyno": Frika më e madhe e imja, të më marrin telefonin

Shkruar nga Pamfleti

“Burimet ruhen gjallë a vdekur”/ Anila Hoxha për rastin

Gazetarja Anila Hoxha foli në Top Story për sfidat e gazetarit sot për të ruajtur burimin dhe ‘presionin’ e drejtësisë.

Marrë shkas nga rasti i gazetarit Elton Qyno, Hoxha tha se frika e saj më e madhe sot është t’i marrin telefonin dhe t’i zbulojnë burimet, të cilat tha se i ruan ‘gjallë a vdekur’.

Në kohën e Covid raportova për çështjet e antiterrori. Po flisja duke ruajtur parimet e gazetarisë, të thërret prokurori do më tregosh burimin. I ke gjetur përgjigjet. Ma dërguan një përgjigje klasike, nuk e mbaj mend se ku. E konsideron telefon si spiun kryesor. Gazetarët nuk flasin sepse ekziston bindja se nuk duhet të lësh gjurmë sepse burimi është shumë i rëndësishëm. SPAK-u dhe çdo prokurori tjetër me reformën e drejtësisë, kasaphana me mungesën e gjyqeve të hapura. Proceset gjyqësore janë të hapura. Një operacion i përbashkët që ndodh edhe nga Italia dhe nga SPAK se janë ngritur shumë skuadra. Italia e publikon të gjithë vendimin e përfunduar, nuk ka një këtu një pas 7 vitesh. Pastaj prit se nuk e paskam parë njërin. Nuk e paskan ditur që dy prokurore përfliteshin se ishin kërcënuar. Kjo tregon se dy prokurori SPAK dhe ajo e Elbasanit nuk kanë komunikim dhe kapen te gazetari. Nëse i mbyll derën, gazetari do hyjë nga dritarja, detyra jonë është të ruajmë burimin, spiunin nuk ke pse e gjen përmes gazetarit. Ne komunikojmë ende me iniciale. Raportonin për kanabizimin e Shqipërisë, kishte një model gazetari që ishte propaganda, sa bukur policia që duam, dhe një model tjetër, për të zezën e vet thoshte ndryshe. Del Ministri i Brendshëm thotë fronti i të keqes. Kur institucionet trembin gazetarin…Qyno frikën më të madhe e ka për burimet e veta. Frika më e madhe e imja është të më marrin telefonin, burimet e mia gjallë a vdekur“-tha gazetarja Hoxha.