Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi dhe zgjodhi Klodian Brahon në krye të SPAK me 7 vota. Rezultati krijoi një avantazh të qartë ndaj tre kandidatëve të tjerë. KLP publikoi emrat e anëtarëve që mbështetën secilin kandidat. Ky proces ndodhi në një moment kur lufta kundër korrupsionit kërkon drejtim të fortë dhe pa ndikime politike.
Sipas listës së votimit, Brahon e mbështetën Moisi Duda, Olger Eminaj, Mirela Bogdani, Ledina Riza, Erind Gërmenji dhe Arta Mandro. Ky grup i dha shumicën që duhej për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Adnan Xholi mori votat e Sokol Stojanit, Erind Mërkurit dhe Vatë Stakajt. Elvin Gokaj mori vetëm votën e Erion Fejzullës. Doloreza Musabelliu nuk mori asnjë votë.
Rezultati krijon një tablo të qartë mbi balancat e brendshme të KLP. Zgjedhja e Brahos vendos një drejtues të ri në krye të SPAK në një periudhë ku vendimet e institucionit ndikojnë drejtpërdrejt në hetimet mbi zyrtarët e lartë. Tani pritet që Braho të përcaktojë ritmin e punës dhe prioritetet e institucioni që mbart dosjet më të ndjeshme të vendit.
Votuan për Klodian Brahon:
1. Zeqir Hoda
2. Moisi Duda
3. Olger Eminaj
4. Mirela Bogdani
5. Ledina Riza
6. Erind Gërmenji
7. Arta Mandro
Votuan për Adnan Xholin:
1. Sokol Stojani
2. Erind Mërkuri
3. Vatë Stakaj
Votuan për lvin Gokajn:
1- Erion Fejzulla
Lini një Përgjigje