Aktualitet14 Korrik 2023, 14:21

“Kanë marrë arratinë”, Prençi bën deklaratën e fortë: Ka dhe ish-politikanë të djathtë të përfshirë tek inceneratorët

Shkruar nga Pamfleti
“Kanë marrë arratinë”, Prençi bën
Shemsi Prençi

Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Shemsi Prençi, deklaroi se në çështjen e incenaratorëve janë të përfshirë dhe shumë ish-politikanë të djathtë.

Prençi tha se së shpejti pritet të dalin emrat e të gjithë personave që janë aksionerë në aferën e inceneratorëve, të cilët kanë filluar të largohen nga vendi.

Ai shtoi se pritet që SPAK ta hetojë çështjen si grup të strukturuar kriminal, ku do të preket dhe Kryeministria.

Nëse keni ndjekur me vëmendje seancën plenare e keni kuptuar se sa ministra janë të trembur. Unë kam thënë dhe para 6muajsh se në grupin e strukturuar kriminal të inceneratorëve ka dhe ish-politikanë të djathtë që janë aksioner. Koha do ta tregojë. Unë kam folur me emra. Shumë shpejt do të ketë hetim për grup të strukturuar kriminal të inceneratorëve ku do të preket dhe kryeministria. Do të ketë dhe ish-politikanë nga e djathta, nuk duhet të mërzitemi. Ajo që uroj unë është të mos ketë shumë avokatë për Arben Ahmetajn”, tha Prençi në Euronews.

shemsi prençi