TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Dhjetor 2025, 20:41

Lëvizja e Salianjit, Nazarko: S’ka forcë të thyejë Berishën, Opozita pa alternativë

Shkruar nga Pamfleti

Lëvizja e Salianjit, Nazarko: S’ka forcë të thyejë

Në emisionin “Të Pashoq”, analisti Mentor Nazarko bëri një analizë të thellë të gjendjes politike në vend, duke u ndalur sidomos te opozita dhe kriza e përfaqësimit që po përjeton. Nazarko theksoi se Shqipëria ndodhet në një situatë të trishtë politike, ku mungesa e rotacionit dhe dobësia e opozitës po dëmtojnë rëndë funksionimin e demokracisë.

Ai nënvizoi se, nëse nuk do të ekzistonte perspektiva e integrimit europian, Shqipëria do të ishte në një gjendje të thellë izolimi dhe stagnimi institucional. “Që Shqipëria të hyjë në BE para Serbisë është një arritje kombëtare, por kjo ndodh ndërkohë që në skenën politike vendore nuk ka rotacion dhe opozita është jashtë loje”, deklaroi Nazarko.

Duke komentuar përpjekjet e ish-deputetit Ervin Salianji për të krijuar një alternativë brenda PD-së, Nazarko u shpreh skeptik. Ai tha se Salianji nuk po jep sinjale të qarta vendosmërie dhe nuk po frymëzon elektoratin. “Nuk duket se ai prodhon energji të re. Ai është i kushtëzuar, nuk ka qëndrueshmëri në qëndrime. Kemi parë se si ka lëvizur nga Basha te Berisha, dhe sot nuk ka peshë për të sjellë ndryshim real”, tha ai.

-Kemi një opozitë, një Parti Demokratike e cila tashmë duket se është ndarë sërish me dy fronte, me dy koka tashmë. Kemi nga njëra anë Sali Berishën, nga ana tjetër në tentativë Ervin Salianji për një lëvizje, a, nuk e di se si do të jetë fundi. Nga ana tjetër një super mazhorancë, e konsoliduar, pavarësisht 1001 problemeve që ka dhe që në parim opozita duhet të ishte fatlume, duhet t'i shfrytëzonte maksimalisht. Si e sheh këtë?

Po, edhe kjo është, edhe kjo e jona, domethënë e Shqipërisë nënë, është situatë e trishtë. Në cilin kuptim? Do ishte e trishtë nëse s'do të kishte; ky është, si të thuash, elementi më pozitiv i kësaj skene. Nëse skenës politike të Shqipërisë do t’i mungonte lajmi apo perspektiva e qartë, apo thuajse e qartë, e integrimit europian, atëherë situata do ishte vërtet më e errët. Sepse integrimi nuk është diçka propagandistike; është një objektiv, një arritje me rëndësi gjeostrategjike.

Që Shqipëria ta arrijë këtë përpara Serbisë, të hyjë në familjen europiane, është një arritje e madhe kombëtare. Kështu që, nëse s'do kishim këtë lajm – që ky objektiv duket i afërt – atëherë do ishim në një boshllëk total. Në fakt, kjo qeveri, me gjithë problemet e saj, po i kryen detyrat e shtëpisë që lidhen me negociatat dhe modernizimin e shtetit.

Tani fillojnë problemet reale. Ne kemi hapur të gjitha kapitujt, por tani do verifikohet konkretisht sa modern jemi: për pronën, për bujqësinë, për ndotjen, për inceneratorët. Për politikën e jashtme jemi në nivel të lartë. Ama, është situatë e trishtë sepse nuk kemi rotacion. Kjo është pika e parë. E dyta: opozita përballë nuk ofron alternativë.

U takova me Chris Hill-in, i cili e mbante mend Berishën në vitet 1990–1991. Dhe tani, pasi ka shërbyer në vende të ndryshme si Polonia, Koreja, Maqedonia, kthehet dhe gjen sërish në krye të opozitës zotin Berisha.

Përpjekja që po bën Salianji është pozitive, por nuk duket se po prodhon energji të re. Pse? Sepse nuk është e qartë nga se kushtëzohet; nuk tregon vendosmëri të qartë, si dikur, kur ishte me Bashën dhe ndodhi çështja e "Babales". Nuk shihet kjo vendosmëri. Ai e justifikon me faktin se Berisha është i zgjedhur, por nuk rezonon në publik apo te elektorati demokrat në një shkallë që të sjellë ndryshime reale brenda PD-së.

Pa folur për faktin që partitë opozitare kanë nevojë për financime për të funksionuar në mënyrë normale, për të mbajtur gjallë propagandën dhe organizimin e brendshëm. Dhe PD është, realisht, një parti private. Është partia e zotit Berisha. Prandaj, për mua, është krejtësisht e pamundur që Salianji të arrijë ndonjë ndryshim të madh në këtë situatë.

private. Është partia e zotit Berisha, kështu që Salianji kurrë nuk, nuk, unë e shoh totalisht të pamundur që ai të arrijë diçka, domethënë, në këtë.

 

Lini një Përgjigje