TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Nëntor 2023, 21:34

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, Nazarko: Duhet të kalojë në Parlament

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja për emigrantët me Italinë, Nazarko: Duhet

Analisti Mentor Nazarko ka folur lidhur me marrëveshjen që ka firmosur Shqipëria me Italinë, për pranimin e refugjatëve afrikanë.

Ai tha se me këtë akt, Shqipëria ka kthyer “reston” dhe borxhin moral ndaj vendit fqinj në lidhje me eksodin e shqiptarëve në vitit 1990.

Sipas tij, krahas këtij borxhi moral, kryeministri Edi Rama ia ka dalë që Shqipërisë ta kthejë në një lajm të madh, të paktën brenda Evropës.

“Shqipëria shlyen një barrë dhe Rama përmes këtij veprimi ka arritur jo thjesht të shlyejë një barrë midis dy popujve dhe ta shndërrojë Shqipërinë një lajm të madh, të paktën europian.

Ky protokoll bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Italisë do të ndikojë në aspektin psikologjik për frenimin e emigrantëve, të cilët do tentojnë të mbërrijnë në Itali. Kjo marrëveshje do duhej të kalonte përmes parlamentit shqiptar.

“Ekstraterritorialiteti i këtyre dy strukturave në një Portin e Shëngjinit dhe një strukturë në ish-aeroportin e Gjadrit, edhe kjo është një çështje që ka krijuar diskutim. Deri sa të jetësohet marrëveshja është pjesa psikologjike e shkuarajimit kjo i dekurajon. Kjo është e para. Unë mendoj se kjo marrëveshje duhet të kalojë në parlament”, tha ai.

marreveshje itali nazarko parlament

Lini një Përgjigje