TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2025, 17:04

Masakër me hapësirat publike në Njësinë nr.2 / Ambienti i përbashkët kthehet në parking, autoritetet asnjë masë

Shkruar nga Pamfleti

Masakër me hapësirat publike në Njësinë nr.2 / Ambienti

Një nga bizneset më fitimprurëse në Tiranë është ai i parkimeve. Për shkak të qarkullimit të madh të makinave, gjetja e një vendi parkimi është mjaft e vështirë dhe shumë individë kanë shfrytëzuar mbështetjen e autoriteteve për të zaptuar hapësirat publike dhe për t’i kthyer në vende parkimi. Ky fenomen ndodh në çdo cep të Tiranës, por sot do të trajtojmë një rast të veçantë.

Në adresën e “Pamfletit” ka mbërritur një denoncim nga banorët e Njësisë nr.2 në Tiranë, të cilët denoncojnë faktin se është zaptuar gjithë hapësira publike rreth pallatit te kryqëzimi mes rrugëve “Zonja Curre” dhe “Petro Nini Luarasi” (ish-Tregu Eletrik), për t’u kthyer në parking makinash.

Masakër me hapësirat publike në Njësinë nr.2 / Ambienti

Një grup individësh “të fortë” pretendojnë pronësinë në atë zonë dhe kanë zaptuar hapësirën publike, trotuarin e gjithçka tjetër, duke e kthyer në vend parkimi. Edhe pse banorët janë ankuar te Bashkia dhe autoritetet e tjera përgjegjëse, askush nuk merr masa.

Përveç zaptimit të hapësirës publike, ka ndotje akustike 24 orë dhe pasiguri në atë hapësirë, e cila duhet të jetë e përbashkët.

Edhe pse herë pas here aty paraqiten punonjës të Policisë Bashkiake, askush nuk merr masa, pasi siç duket pazari është mbyllur me “ata lart”.

Pamfleti ka hapur një rubrikë të veçantë, ku çdo person mund të na dërgojë informacione për skandale apo problematika të caktuara dhe ne do t’i ndjekim.

Masakër me hapësirat publike në Njësinë nr.2 / Ambienti

Lini një Përgjigje