TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Qershor 2026, 19:21

Me zinxhirë në duar, protestuesja “arreston” Ramën para Kryeministrisë!

Shkruar nga Pamfleti
Me zinxhirë në duar, protestuesja “arreston” Ramën
Pankarta pikante në protestë

Një nga momentet më pikante në protestën së sotme para Kryeministrisë ishte shfaqja e një protestueseje me duart e lidhura me zinxhir dhe me një maskë të fytyrës së kryeministrit Edi Rama.

Protestuesja mbante mbi kokë një pankartë me mbishkrimin “I pandehuri Edi Rama, tradhtar i kombit”, ndërsa zinxhirët dhe dryni në duart e saj u interpretuan nga të pranishmit si një formë simbolike proteste kundër kreut të qeverisë.

Pamja tërhoqi vëmendjen e protestuesve dhe kalimtarëve, duke u kthyer në një nga imazhet më të komentuara të tubimit. Aksioni u zhvillua mes thirrjeve dhe pankartave të shumta që shoqëruan marshimin drejt Kryeministrisë, ku qytetarët shprehën qëndrimet e tyre për zhvillimet politike në vend.

Simbolet, maskat dhe pankartat kanë qenë ndër elementët më të pranishëm të protestës së 14-të radhazi, ku pjesëmarrësit kanë zgjedhur të përcjellin mesazhet e tyre përmes formave të ndryshme artistike dhe simbolike.

 

protesta edi rama

1 Komente

  1. P
    Pal

    Skena të tilla bëheshin nëvitet 46 56 në Shqipëri dhe në parakilimet festive shihje skena të tilla

    Lini një Përgjigje