TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Maj 2024, 19:34

Moti i keq përfshin Juglindjen, breshri dëmton të mbjellat në Ersekë

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq përfshin Juglindjen, breshri dëmton të mbjellat

Moti i keq ka përfshirë juglindjen në orët e pasdites.

Reshje të dendura breshëri kanë goditur Ersekën dhe Leskovikun.

Goditjet nga breshëri i fortë kanë shkaktuat dëme të mëdha në pemëtari, kryesisht në qershitë dhe kumbullat.

Situata do të jetë më e keqe nesër. Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash dhe intervale kthjellimesh.

Reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar që në orët e para të 24-orëshit në jug të vendit.

Në orët e mesditës reshjet e shiut do të prekin pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët deri mesatar, hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 6m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 12m/sek.

 

Lini një Përgjigje