Aktualitet29 Nëntor 2023, 11:21

Moti i keq/ Rrugë të bllokuara, biznese të dëmtuara dhe mungesë energjie në Librazhd

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq/ Rrugë të bllokuara, biznese të dëmtuara dhe

Moti i keq ka shkaktuar probleme në Librazhd. Reshjet e dendura të shiut gjatë natës, kanë sjellë probleme në qarkullimin rrugor.

Një masiv shkëmbor bllokoi për disa orë qarkullimin në Kthesën e Murrashit, por pas ndërhyrjes së autoriteteve është bërë e mundur lëvizja e lirë e automjeteve.

Problematika me rrëshqitjen e dherave dhe të gurëve ka pasur edhe në aksin Elbasan-Gjinar. Po ashtu, në disa fshatra ka mungesë të energjisë elektrike prej natës së kaluar.

Stuhia e erës gjithashtu ka shkaktuar pasoja, pasi një pjesë e bizneseve kanë pësuar dëmtime të shumta.

Autoritetet bëjnë apel që drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektohet sinjalistikat.

mot i keq librazhd