TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Korrik 2025, 16:28

Ndryshimet në Kodin Penal, Sefa: Dispozitat nuk janë përshtatur siç duhet, hartuesit duhet të jenë filozofë të së drejtës

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshimet në Kodin Penal, Sefa: Dispozitat nuk janë përshtatur
Indrit Sefa

Avokati Indrit Sefa, ka ngritur shqetësime lidhur me ndryshimet e fundit në Kodin Penal, duke theksuar mungesën e përshtatjes me realitetin shqiptar.

Ai thekson se ka dispozita që cenojnë profesionistët, teksa thekson se hartuesit e Kodit Penal duhet të jenë filozofë të së drejtës.

"Duhen ndryshime në Kodin Penal, sepse duhet të afrohemi drejt BE-së. Hartimi i kodeve duhet bërë nga njerëzit më të mençur të shoqërisë. Dispozitat thjesht janë përkthyer pa përshtatje. Ka vepra penale që cenojnë të drejtat e njeriut. Ka dispozita që cenojnë profesionistët. Ndryshimet janë si iniciativë që nga viti 2020. Ata që hartojnë Kodin duhet të jenë filozofë të së drejtës, se ka të bëjë edhe me mënyrën sesi e mendon shoqërinë shqiptare. Kushtetuta e parë e Republikës së Shqipërisë p.r.sh ka qenë shumë e mirë, sepse ka krijuar balancë pushtetesh. Drejtësia e re ka bërë shumë punë, duhet të mbështetet masivisht nga shoqëria shqiptare", tha Sefa për "News 24".

ndryshimet ne kodin penal

Lini një Përgjigje