TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2026, 22:40

Ndryshimet në qeveri, Lubonja: Makijazh për ndërkombëtarët, duhet të largohet vetë koka e këtij sistemi

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshimet në qeveri, Lubonja: Makijazh për
Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja komentoi rokadën në kabinetin qeverisës.

Lubonja u shpreh se e sheh si një tymnajë që i drejtohet ndërkombëtarëve se këtu po merren masa, por edhe opinionit publik.

Ai theksoi se ndryshime të tilla nuk sjellin asgjë, pasi duhet ndryshuar sistemi dhe të largohet kryeministri Rama.

Ky tym i drejtohet edhe ndërkombëtarëve që shiko se ja po merren masa në Shqipëri. U shkarkuar Balluku, edhe opinionin publik për aq sa ka veshë edhe ndoshta pastaj këtu tani hyjmë në intriga. Nuk jemi brenda tyre.

Dje takova një njeri që ka biznes që i njeh mirë, më mirë një skemë, disa hallka që fillonte nga Rama e me radhë njëra ishte Balluku. Tani Balluku është bërë pengesë, problemi është që të ndërrojë zinxhiri me këto hallka. Ndrysho gjithçka që të mos ndryshosh asgjë. Duhet ndryshuar sistemi dhe koka e sistemit që është Edi Rama”, tha ai në “News 24”.

Lini një Përgjigje