TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2026, 19:36

Resorti i Ulajt përplas banorët me policinë, Shehaj thërret protestë para Parlamentit: Po rrihen me grushta gra, pleq dhe fëmijë!

Shkruar nga Pamfleti
Resorti i Ulajt përplas banorët me policinë, Shehaj thërret
Pamje nga përplasjet në Rrjoll

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, njoftoi organizimin e një proteste më 5 mars në orën 18:00 para Kuvendit të Shqipërisë, në mbështetje të banorëve të Rrjollit që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti nga biznesmeni Bashkim Ulaj.

Shehaj publikoi në rrjetet sociale pamje nga përplasjet e ndodhura në Rrjoll, ku banorët u përballën me forcat e policisë. Në video shfaqen momente tensioni gjatë ndërhyrjes së uniformave blu dhe shoqërimit të disa personave në komisariat. Sipas tij, gjatë ndërhyrjes janë ushtruar goditje ndaj protestuesve, përfshirë gra, të moshuar dhe fëmijë.

Gjatë protestës në zonë u raportua edhe për një incident ku një punonjës i sigurisë private goditi me grusht një të ri. Autoritetet shoqëruan gjashtë persona pas përplasjes.

Njoftimi i Agron Shehajt:

Po i rrahin me grushte, me të fortë.

Po rrahin gra, pleq, fëmijë.

Pse? Sepse nuk pranojnë që një oligark t'u vjedhë pronën, nuk dorëzohen.

Ju ftoj të gjithëve të enjten në datën 5 mars në orën 18.00 të protestojmë të gjithë bashkë para Kuvendit.

Me banorët e protestuesit e Rrjollit me ata të Durrëist dhe të gjithë të tjerët të na bashkohen të gjithë ata të cilëve u është marrë prona, po u merret prona.

Duhet të ngrejmë zërin, nuk duhet të dorëzohemi.

Aq më tepër tani që po përdorin dhunën, po përdorin të fortët dhe Policia bën sehir.

Ju presim të enjten në datën 5 Mars përpara Kuvendit në orën 18.00.

Ju presim të protestojmë bashkë.

agron shehaj bashkim ulaj.

Lini një Përgjigje