TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Nëntor 2025, 12:51

Operacioni i SPAK, mes të arrestuarve edhe oficeri i Antiterrorit, Igli Haxhiaj

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni i SPAK, mes të arrestuarve edhe oficeri i Antiterrorit, Igli
Igli Haxhiaj

Një oficer i Antiterrorit është mes të arrestuarve në aksionin mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK.

Oficeri Igli Haxhiaj është arrestuar pasi akuzohet se ka lidhje me grupin e goditur nga SPAK në bashkëpunim me palën italiane.

Igli Haxhiaj dyshohet për disa vepra penale si nxjerrje të sekretit hetimor, korrupsion dhe shpërdorim detyre. Ai u prangos teksa ndodhej në Akademinë e policisë ku ndiqte një kurs trajnimi 3 mujor për Antiterrorin. Mësohet se më herët ka qenë të Forcat Operacionale, ndërsa ekzekutimi i masës ndaj oficerit të policisë është bërë nga AMP-ja.

Bëhet me dije se në aksionin e përbashkët mes prokurorisë së Breshias dhe SPAK është goditur mafia shqiptare, e cila sipas mediave italiane, është përfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine dhe Shqipëria drejt shtetit fqinj.

Bazat raportohet se ishin në Rovato dhe Palazzolo, sipas hetimeve të Policisë së Breshias. Transportimi i drogës dhe operacionet e mëvonshme të trafikimit ishin në duart e klaneve shqiptare.

Prokuroria italiane ka lëshuar 22 masa sigurie, ku 8 persona janë arrestuar në Breshia. Ndërkohë në total 49 persona janë marrë nën hetim, 46 prej të cilëve shqiptarë.

Giornale di Brescia raporton se u sekuestruan afërsisht 3 milionë euro, të ardhurat të përfituara nga aktivitete të paligjshme të klaneve shqiptare.

Sipas hetuesve, droga gjeneroi fitime prej afërsisht 12 milionë eurosh. Kokaina mbërriti në Itali nga Amerika e Jugut, ndërsa heroina nga Shqipëria. Nga hetimi u zbulua se shoferët e autobusëve që nuk ishin në dijeni se po transportonin drogë.

Lini një Përgjigje