
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka miratuar urdhrin e posaçëm për të futur në veting policët sa i takon përdorimit të telefonave të kriptuar.
Sipas urdhrit, të gjithë punonjësit Policisë së Shtetit, AMP dhe Gardës së Republikës, duhet të plotësojnë një formular nëse kanë përdorur aplikacionet SKY ECC apo Encro Chat.
Formulari i Vetëdeklarimit po u shpërndahet për plotësim, strukturave të mësipërme dhe do të shërbejë si bazë për nisjen e verifikimeve.
Çdo punonjës që do të rezultojë se ka përdorur këto aplikacione, do të përjashtohet menjëherë, përfundimisht, nga Policia e Shtetit, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, apo Garda e Republikës. SPAK këto kohë ka zbuluar se si krerët e policisë kanë bashkëpunuar me bandat dhe sinjalet janë se numri është shumë i madh.



Lini një Përgjigje