TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2025, 18:56

“Procesi do të zgjasë mbi 2 vite”, Petraj: Nëse Berisha shpallet fajtor, rrezikon deri në 10 vite burg

Shkruar nga Pamfleti

“Procesi do të zgjasë mbi 2 vite”, Petraj: Nëse

Seanca e parë në GJKKO për aferën ‘Partizani’ është shtyrë ditën e sotme. Lidhur me këtë zhvillim ka folur avokati Edmond Petraj, i cili deklaroi se kjo çështje do të marr kohë të gjatë.

Sipas tij, nëse Berisha shpallet fajtor rrezikon deri në 10 vite burg.

Kjo është çështje që do të shkojë gjatë. Mesatarja që unë mendoj është mund të shkoj edhe deri në 2 vite, sepse do të jetë një proces maratonë dhe do të flasin shumë dëshmitarë. Do të ketë një maratonë diskutimesh dhe replikash në sallën e gjyqit. Nëse Berisha do të kishte një shpresë për të mos u dënuar më parë, tani e ka 50 për qind që të mund të dënohet. Nëse gjendet fajtor minimalja e Berishës është 8 deri në 10 vite, nëse prokurori vjen me një bashkim dënimesh duke menduar se mund të kemi një vlerësim të mjaftueshëm duke parë edhe moshën e tij”, tha ai.

Ndërkohë, Petraj tha se situata është ndryshe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.  Sipas tij, Malltezi akuzohet për pastrim parash dhe është një vepër penale e cila dënimin e ka deri në 15 vite burg.

Për Malltezin situata do të jetë më komplekse sepse ka pjesën e pastrimit të parave, nuk dihet deri ku ka arritur ajo dosje, por që pjesa e pastrimit të parave është një element që SPAK duhet që të jetë e përgatitur mirë sa i përket kësaj akuze që ka ngritur ndaj tij, nuk e di nëse ka bërë analizën financiare dhe mbledhjen e informacioneve nga bankat. Për pjesën e pastrimit të parave dënimi është deri në 15 vite. Nëse vërtetohet që vkm-ja për privatizimin është e jashtëligjshme i bie që të fillojë pjesa e shfuqizimit të saj. Në çështjen Partizani SPAK nuk kërkon shfuqizimin, por e përdor atë si prove për të thënë se është përdoru për qëllime korruptive”, tha ai i ftuar në "Report TV".

Lini një Përgjigje