TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Qershor 2026, 22:16

"Protestuesit i bashkon revolta", Lubonja: Sot nuk flitet për parti, por për largimin e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

"Protestuesit i bashkon revolta", Lubonja: Sot nuk flitet për

Analisti Fatos Lubonja ka marrë pjesë në protestën masive që po zhvillohet në rrugët e Tiranës, ku mijëra qytetarë janë mbledhur në ditën e nëntë të mobilizimit kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për “Të Paekspozuarit”, Lubonja tha se protesta ka bashkuar njerëz me bindje, ideologji dhe prejardhje të ndryshme, por që ndajnë të njëjtën pakënaqësi ndaj mënyrës se si po qeveriset vendi.

“Ka të gjitha shtresat, dominojnë të rinjtë. Këtu është vërtet një turmë heterogjene, me bindje të ndryshme politike, fetare dhe sociale. Ajo që i bashkon është frustrimi ndaj një vendimmarrjeje nga e cila ndihen të përjashtuar”, deklaroi Lubonja.

Sipas tij, protestuesit besojnë se vendimmarrja në Shqipëri është përqendruar në duart e një grupi të vogël të lidhur me pushtetin.

“Ata që marrin vendime janë një pakicë oligarkësh dhe krimi i organizuar i lidhur me qeverinë dhe Edi Ramën. Janë të përjashtuar nga Shqipëria që ka ndërtuar Rama për oligarkët, me oligarkët”, u shpreh analisti.

I pyetur nëse kjo lëvizje mund të shndërrohet në një forcë të re politike, Lubonja tha se aktualisht fokusi i protestuesve është largimi i qeverisë dhe jo krijimi i partive të reja.

“Kjo ka qëllim rrëzimin e qeverisë. Pastaj mund të hapet një krizë politike që do të fusë në lojë aktorë të rinj, parti të reja të majta apo të djathta. Kjo i përket së nesërmes”, tha ai.

Sipas Lubonjës, energjia që ka prodhuar kjo protestë mund të ushtrojë presion të mjaftueshëm për të sjellë ndryshime politike.

“Energjia e tyre është e përqendruar dhe mund të detyrojë qeverinë të japë dorëheqjen, e më pas të krijohet një rend i ri”, deklaroi Lubonja.

analisti fatos lubonja proteste masive tirane

Lini një Përgjigje