Bota19 Prill 2024, 15:29

Pse Irani po tenton të minimizojë sulmin e Izraelit?

Shkruar nga Pamfleti

Pse Irani po tenton të minimizojë sulmin e Izraelit?

Kjo do të thotë se nëse ata pranojnë se ka pasur një lloj sulmi ndaj vendit të tyre, atëherë ata do të ndihen të detyruar t'i përgjigjen atij me një sulm akoma më të fuqishëm, duke përshkallëzuar kështu situatën.

Gjatë gjithë ditës së sotme, zyrtarët iranianë duket se po zvogëlojnë sulmin e Izraelit, duke u thënë gazetarëve se shpërthimet ishin shkaktuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore, nuk ka pasur dëme të shkaktuara dhe forcat e tij qëlluan vetëm në një "objekt të dyshimtë".

Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar për një numër mediash perëndimore se Izraeli nisi një sulm në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit të Iranit të 1 prillit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Dominic Waghorn shpjegoi pse Irani po tenton ta minimizojë sulmin.  Ai thotë se përgjigja e Teheranit ka qenë "shumë e qartë".

Eksperti shpërehet se para këtij sulmi, iranianët thanë se pushtimi më i vogël, provokimi më i vogël do të çojë në një përgjigje të ashpër nga ana e tyre.

Kjo do të thotë se nëse ata pranojnë se ka pasur një lloj sulmi ndaj vendit të tyre, atëherë ata do të ndihen të detyruar t'i përgjigjen atij me një sulm akoma më të fuqishëm, duke përshkallëzuar kështu situatën.

Sipas Waghorn, fakti që ata po e zvogëlojnë atë, do të thotë se po i përmbahen skenareve nga të cilat Izraeli dhe aleatët perëndimorë do të lehtësohen dhe nuk do të kenë nevojë të reagojnë më tej./SkyNews

irani izraeli