Aktualitet30 Maj 2023, 22:26

“Rritja e pagës, anormale”, Brisida Shehaj: Deputetët dhe ministrat i krijuan buxhetit të shtetit 770 mln euro dëme

Shkruar nga Pamfleti

“Rritja e pagës, anormale”, Brisida Shehaj: Deputetët dhe

Ekspertja e Ekonomisë Brisida Shehaj, ka folur për rritjen e pagave të deputetëve dhe ministrave.

E ftuar në emisionin “Open” në News24, Shehaj tha se opozita nuk kanë qenë pro këtij ligji. Më tej, ajo theksoi se një rritje e tillë e pagave është anormale për situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi.

“E djathta dhe Partia e Lirisë nuk e votuan. Vula e Lulit dhe PS di që e ka votuar këtë ligjin, opozita nuk e ka votuar. Vota pro ishin 93. Është anormale që të mendohet rritja e pagës së deputetëve, presidentit apo ministrave për një arsye tjetër. Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se këta zotërinjtë i kanë bërë një dëm 770 mln euro buxhetit të shtetit. Ata i kanë rritur pagën vetes për 770 mln euro dëm. Dhe gjithashtu kemi parë edhe populizmin e Ramës me reformën  e pagës. Do ia heq njërit apo tjetrit dhe jua jap ju të laheni nëpër pishina, bëhet kot, vetëm për të thënë që jemi mirë dhe se do ta çojmë pagën 900 euro, ndërkohë që shumica e bizneseve të vogla e të mesme nuk po e përballojnë dot situatën e krijuar.”, tha Shehaj.

brisida shehaj deputete ministra rritje page