Aktualitet 4 Mars 2024, 22:16

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë, Curri: Skandaloze, autoritetet nuk i afrohen zonës prej deputetit

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë, Curri: Skandaloze,

Analisti Arjan Curri tha se shpërthimi i një bombole oksigjeni në ngjarjen e Lushnjës, duke lënë dy të vdekur dhe 7 të plagosur, nuk ka qenë thjeshtë neglizhencë.

Ai e cilëson si një ngjarje skandaloze pasi sipas Currit autoritetet nuk kanë mundur t’i afrohen zonës për shkak të deputetit.

Në një intervistë për “Top Story”, Curri u shpreh se meqënëse është i partisë, deputeti Bujar Çela është lënë të bëjë ç’të dojë. Sipas tij, megjithëse do të kryen hetime, ato s’kanë më kuptim sepse gjysma e një familje është shtuar.

“Këtu nuk ka vetëm neglizhencë, por nuk i janë afruar zonës. Meqënëse deputeti është i partisë e kanë lërë të bëjë ctë dojë. Nga ana tjetër, kjo është teori dhe realitet shqiptar që gjithkush di të bëjë gjithçka për të marrë ditën e punës. Le të bëhen hetime. Hetimet do të bëhen sepse këtu vdekur njerëz, por nuk ka kuptim më sepse gjysma e një familje është shtuar”, tha Curri.