Aktualitet 4 Mars 2024, 22:17

“Beleri, turpi i Himarës”, Shemsi Prençit: Është njëlloj sikur Kurti të kandidonte Radoiçiçin, do e vrisnin!

Shkruar nga Pamfleti

“Beleri, turpi i Himarës”, Shemsi Prençit:

Ish drejtori i policisë, Shemsi Prençi duke folur për deklaroi se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri është turpi i Himarës.

I ftuar në emisionin “360 gradë’ në ‘ABC News’, Prençi u shpreh se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të kandidonte për kryetar bashkie në veri, Milan Radoiçiçin, qytetarët në Kosovë do e vrisnin atë. Sipas Prençit, Beleri nuk ka ndryshim nga Radoiçiçi.

Beleri është turpi i Himarës dhe nëse krenoheni me Belerin e keni gabim. Turpi. Politkisht është turpi. Nëse Albin kurti do të kandidonte Radojçiçin për kryetar bashkie, në komunat e veriut te Kosovës, kosovarët do ta vrisnin Albin Kurtin. Ta garantoj. Çfarë ndryshimi ka Radojçiçi me Fredi Belerin, ma thoni dot? Çfarë flisni? Nuk ndihmohet politika e opozitës duke mbrojtur Fredi Belerin. Harrojeni këtë punë. Jo, me dokumenta shtetërore. E keni gabim. Beleri nuk ka pranuar për shumë vite të vijë në Shqipëri dhe të përballet me drejtësinë shqiptare, për atë çka ishte akuzuar dhe për atë çka ai kërkohej në Shqipëri.

Fakti që ai i është shmangur drejtesisë shqiptare, fakti që ai nuk ka deklaruar që ka qenë i dënuar, kur ka dashur të kandidojë për kryetar bashkie,  e bëjnë Belerin të pasinqertë me komunitetin e Himarës, me vetveten. Për Belerin ka dokumente në Shqipëri dhe Greqi”, theksoi ai.

prençi