Aktualitet12 Korrik 2023, 18:05

“S’vepronte dot pa ndihmën e kryeministrit”, Lubonja për Ahmetajn: Po bëhet kokë turku!

Shkruar nga Pamfleti

“S’vepronte dot pa ndihmën e kryeministrit”, Lubonja

Analisti Fatos Lubonja, duke komentuar situatën rreth çështjes së ish-ministrit Arben Ahmetaj, ai tha se ashtu si të akuzuarit e tjerë për aferën e inceneratorëve, edhe ish-zv/kryeministri është larguar para akuzave zyrtare.

Në një intervistë për “News 24”, ai shtoi se është e pamundur që Ahmetaj të jetë marrë me këtë aferë dhe kryeministri të mos ketë dhënë verdiktin e tij lidhur me të, teksa shtoi se vetë ish-ministri e ka nënkuptuar diçka të tillë në një intervistë.

Lubonja e cilësoi Ahmetajn si një “kokë turku” për të zbutur opinionin publik dhe atë të ndërkombëtarëve.

Kemi një qeveri që nuk punon për njerëzit, por për t’i grabitur. Një ish- zv.kryeministër dhe figurë e tillë që ka këto akuza, nuk mund të trajtohet si diçka e vogël. Sistemi është ngritur në mënyrë që partia është në shërbim të disa njerëzve. Që të ketë një shëndoshje të vendit të gjithë pushtetet duhet të jenë në një krah. Këtu po del sikur edhe po të dojë drejtësia ta kapë, ai ka ikur.

Edhe të akuzuarit e tjerë të inceneratorëve janë larguar para akuzave. Kjo tregon se kanë pasur informacion. Në këtë mënyrë funksionon ky shtet. Është e pamundur që vetëm ai të jetë marrë me aferën dhe kryeministri të mos bëjë gjykatësin. E ka thënë vetë në intervistë. Puna është sa ka punuar SPAK të ndërtojë skemën e plotë.

Kanë dalë emra të tjerë të lidhur me inceneratorët. Këtu ka një rrjet, nuk mund të kenë vepruar vetëm ata që janë arrestuar. Problemi është pse ndodh ky teatër. Tani këtu ka një presion dhe vetvetiu ndihet një lloj presioni nga publiku dhe ndërkombëtarët. Duhet nxjerrë ndonjë kokë turku për të zbutur opinionin. Rama ose i sakrifikon për t’i larguar nga vetja, ose se nuk i hyjnë më në punë. Ahmetajn thonë se është ai që ka dërguar dosjen e inceneratorëve opozitës, mund të jetë edhe hakmarrje. Kjo qëndron gjithmonë si hipotezë. Rama ka punuar që drejtësia të mos vijë tek ai dhe të lëshojë ata që s’i duhen”, u shpreh Lubonja.

lubonja kryeministri ahmetaj