TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Qershor 2025, 18:33

Zgjedhjet e 11 majit, Spahiu: Fakti që njerëzit nuk protestojnë, provon që s’janë vjedhur votat!

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 majit, Spahiu: Fakti që njerëzit nuk protestojnë,

Juristi Kreshnik Spahiu, ka komentuar pretendimet e Partisë Demokratike për manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit dhe vjedhje të votave. 

Në një intervistë për “Report Tv”, ai tha se nëse do të ishin vjedhur 400 mijë vota siç pretendon PD, në sheshet e Tiranës duhej të ishin ngritur qytetarët në protestë.

Ai shtoi se Partia Demokratike ka pasur komisionerë dhe numërues në të gjitha qendrat e votimit, ndryshe nga partitë e tjera që nuk i kishin.

“Si ka mundësi numëruesit e PD nga këta 300 mijë të trenit bullgar nuk kapën asnjë votues në flagrancë. Si ka mundësi nuk ka asnjë krim zgjedhor të kapur në flagrancë në 11 maj. PD ka komisionerë dhe numërues, partitë e tjera nuk kishin. Kjo partia ankohet për trenin bullgar dhe për devijim të votës. Si ka mundësi që në shesh nuk dalin as 400 veta të protestojnë kur qënkan vjedhur 400 mijë vota. Si ka mundësi që populli nuk është duke protestuar? Si ka mundësi që nuk i mbushin dot sheshet. Si ka mundësi që këtë herë ka heshtje dhe ka vetëm konferenca nga PD. Ku janë njerëzit që iu grabit vota”, tha ai.

Një koment e pati edhe për kërkesën e Partisë Demokratike, e cila ka kërkuar përjashtimin e këshilltarit të presidentit Bajram Begaj, Ilirjan Rusmali, nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

“Funksioni i tij në KAS është part -time, nuk është rrogëtar i përhershëm, por është përkohësisht. Është qesharake që një parti të hyj në juridiksionin e kreut të shtetit dhe të thotë shkarkoje. Rusmali ka qenë këshilltar i Berishës kur ka qenë president, por kjo si jep të drejtë që të mos jetë edhe këshilltar kur është president një tjetër person. Rusmaili votoi pro kërkesës së kanditatëve të PD, ai doli kundër anëtarëve të KAS dhe votoi pro numërimit të votave”, tha ai.

Lini një Përgjigje