Aktualitet17 Maj 2023, 09:44

U arrestua për blerje votash, diplomati grek vizitë Belerit në burg

Shkruar nga Pamfleti
U arrestua për blerje votash, diplomati grek vizitë Belerit në
Fredi Beleri

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme greke, Theoharis Lalakos pritet që të vijë sot në Shqipëri, ku do të takohet me Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshin të cilët ndodhen në paraburgim, pasi u arrestua për blerje votash, 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Me udhëzime të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, Lalakos bashkë me ambasadoren greke në Shqipëri kanë kërkuar të informohen për kushtet e burgimit dhe gjendjen shëndetësore si dhe do të vendosin hapat e mëtejshme për trajtimin e ngjarjes.

Kujtojmë se arrestimi i Fredi Belerit, përfaqësues i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, që tashmë rezulton fituesi, solli reagime të ashpra në politikën shqiptare dhe në qeverinë greke.

Kjo e fundit paralajmëroi nota proteste për Shqipërinë, ndërsa bëri thirrje për lirimin e Belerit.

Fredi Beleriu u arrestua në orët e para të mëngjesit të së premtes së kaluar me akuzën për blerje votash e ndërsa në kuadër të operacionit të quajtur “Matrix” u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 mijë lekë që mendohet se i ka marrë në këmbim të 8 votave. Beleri akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhje dhe sipas nenit 328 të kushtetutës ai rrezikon deri në 5 vjet burg.

fredi beleri greqia