
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë dhe rrethet e tjera të vendit. Shembet me lëndë plasëse resorti në Shetaj (Ishem) në pronësi të ish-kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Ardian Halili.
Ky i fundit u arrestuar tre ditë më parë nga Policia e Durrësit pasi kishte ndërtuar pa leje këtë resort. Burime nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit thonë se nga verifikimet e kryera në terren janë rreth 60 objekte në zonën e Ishmit, Kepit të Rodonit dhe fshatin Shetaj, të cilat do të shemben gjatë ditëve në vijim, pasi janë objekte të ndërtuara pa leje gjatë viteve të fundit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të tjera nga ky aksion. Në rrjetin social Facebook ai ka ndarë momentin kur fadromat hedhin përtokë një tendë të madhe lokali me konstruksion metalik.
Ai shprehet se ky nuk është një aksion, por një kthesë e fortë.
“Nuk është aksion, është kthesë deri në fund!”, shkruan kryeministri Rama.
Lini një Përgjigje