Aktualitet19 Maj 2024, 07:44

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shkruar nga Pamfleti

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshëm. Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët më pas me alternime vranësirash në shtim.

Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu fillimisht në veri, më pas reshjet shtrihen përgjatë Ultësirës Malore dhe zonave malore. Reshjet priten të jenë në formë shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Era parashikohet të jetë juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.