TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Janar 2024, 15:40

Vrau veten pas bullizmit në TikTok, flet burri i 41-vjeçares: Më tha se nuk e përballonte dot foton që i kishin publikuar

Shkruar nga Pamfleti

Vrau veten pas bullizmit në TikTok, flet burri i 41-vjeçares:

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në qytetin e Durrësit ku Bedrie Loka, nënë e 3 fëmijëve, i dha fund jetës duke pirë fotoksinë, pasi u bullizua në rrjetin social “Tik-Tok”.

Bashkëshorti i 41-vjeçares tha se ajo ishte tepër e shqetësuar për profilin që i kishin hapur, ku e fyenin dhe ofendonin.

Sipas tij, një vit më parë ajo ka bërë denoncim për këtë adresë në polici, por nuk është marrë asnjë masë nga policia.

Gjatë gjithë periudhës nga denoncimi deri në ngjarjen e pak ditëve më parë, 41 vjeçarja i kishte thënë herë pas here të birit se do të kryente vetëvrasjen, “sepse jam nuse në familjen … dhe për nder rroj”.

Familjarët kanë treguar se ka qenë kushërira që i ka marrë foton dhe e ka shpërndarë me shkrime denigruese në rrjetet sociale.

“27 dhjetor kam mbërritur në Shqipëri. Gruaja ka pasur stres dhe ankth kohët e fundit, mund të ketë kryer këtë veprim si pasojë, pasi rreth një vit më parë persona të paidentifikuar i kanë hapur një adresë në Tik Tok në emrin e saj dhe për këtë ka bërë kallëzim penal… natën para ngjarjes, gruaja ka qenë në rregull dhe nuk ka pasur shqetësime dhe kemi festuar natën e Vitit të Ri.

Por prej kohësh ajo kishte shfaqur ide se nuk përballonte dot foton që i kishin publikuar në Tik Tok. Kur u ngrita në mëngjes e pashë të shtrirë te dhoma e ndjenjës, në mes të shtëpisë. E çova në spitalin e Durrësit dhe aty më thanë se ka pirë fostoksinë dhe e nisën në Tiranë”, tha ai.

 

Lini një Përgjigje