Një tjetër skandal i strukturave të Ministrisë së Brendshme, i mbajtur larg nga mediat, raportohet të jetë konsumuar në pikën kufitare të Qafë-Thanës në datën 22 shkurt 2024.
Një autoveturë Mercesdes-Benz e AMP-së (Agjencisë së Mbikqyrjes Policore), që dyshohet se i përkiste Florian Sulejmanit, drejtuesit të kësaj agjencie, me targë AB 961 HF dhe numër shasie WDDNG8GB8AA306002, është ndaluar nga policia dhe gjatë një kontrolli rutinë është zbuluar se transportonte një sasi floriri të padeklaruar.
Makina ishte pjesë e flotës së makinave të luksit të bllokuara, disa prej të cilave, në 13 janar 2024, pra vetëm pak javë para kësaj ngjarjeje, me urdhër të Ministrit të Brendshëm të kohës, Taulant Balla, ju kaluan Policisë së Shtetit.
Siç vërtetohet nga fotografia e informacionit të lënë në faqen e sistemit TIMS, në bord të makinës gjendeshin pjesëtarë të një familjeje të zakonshme, por gjatë ballafaqimit me policinë në Pikën Kufitare të Qafë-Thanës, dikush prej tyre është paraqitur si funksionar i AMP-së.
Pasi kanë konstatuar sasinë e padeklaruar të floririt, punonjësit e policisë janë bombarduar me telefonata nga eprorët e tyre dhe u është bërë presion që ta lejojë të kalojë nën justifikimin se është një operacion i AMP-së, e të të tjera të ngjashme.
Muaj më pas, më 19 shkurt 2025, lajmi depërtoi në një nga televizionet e Tiranës, por sërish u hoq.
Autovetura Mercedes-Benz S 550,4Matic (në foton bashkëngjitur me traga të ndryshuara) u pajis me targa të tjera dhe ju dërgua Drejtorit të AMP-së së Vlorës.
Ndërkohë pretendime të bazuara në dëshmi okulare, thonë se përshkrimi “Agjencia e Mbikqyrjes Policore”, në faqen e TIMS, është fshirë.
E gjithë ngjarja, që mund të vërtetohet nga një hetim i thjeshtë dhe përmes të dhënave që sistemi TIMS ruan, ka këto probleme të dyshuara:
1-Dyshim për kontrabandë floriri të linjës Tetovë-Tiranë kryer me mjetet e Ministrisë së Brendshme.
2-Dyshim për fshirje të të dhënave në sistemin TIMS.
3-Përdorim i mjetit të AMP-së nga persona të paautorizuar
Lini një Përgjigje