Anti-Mafia29 Maj 2023, 11:07

Vlora Hyseni e SHISH, prej 10 ditësh në Serbi. A janë në dijeni institucionet kushtetuese?!

Shkruar nga Pamfleti
Vlora Hyseni e SHISH, prej 10 ditësh në Serbi. A janë në
Vlora Hyseni, shefja e SHISH

Tamam si “arratisjet misterioze” që Vlora Hyseni bënte në Serbi, Bosnje, Maqedoni, Turqi e Gjeorgji, kur ishte drejtuese e Agjencisë Inteligjente të Kosovës, për të cilat e shkarkoi Presidentja Vjosa Osmani...

Një informacion i ardhur në “Pamfleti”, ka bërë me dije se Drejtoresha e SHISH, kosovarja Vlora Hyseni, prej 10 ditësh ka shkuar në Serbi, ku qëndrimin e parë 3 ditor “të mbyllur” e ka pasur në Beograd, pa ditur nëse ka lëvizur në zonat të tjera të Serbisë.

Pasi zyrtarë të SHISH e agjenci të tjera, zbuluan udhëtimin e saj drejt shtetit që kryeministri Edi Rama e ka destinacion të preferuar, për shkak të lidhjeve “vëllazërore” me Aleksandër Vuçiç, inspektorja e qeverisë në SHISH, Suela Bedeni, tha se ka shkuar për “kontakte profesionale”.

Mirëpo, qysh prej muajit janar 1998, SHISH i Shqipërisë nuk ka marrëveshje bashkëpunimi kualifikimesh me Agjencinë e Inteligjencës Serbe (BIA), madje as marrëveshje shkëmbimi informacionesh reciproke si në kohën e SHIK të Saliut, mbasi këto i realizon me “ndërmjetësi postale” nëpërmjet filtrit të shërbimit inteligjent të NATO e FBI.

Logjikisht, nuk mund të kërkohen sqarime për lëvizjet e drejtueses së SHISH brenda Shqipërisë sepse është territori i aktivitetit të saj, por as jashtë Shqipërisë, përveç rasteve kur ato organizohen, referohen dhe adresohen nga agjencitë partnere të SHBA-BE.

Por krijohen dyshime e enigma, ngaqë shefja e Shërbimit Sekret Shtetëror të një vendi anëtar i NATO, vetëm 45 ditë pas emërimit në detyrë, udhëtimin e parë e bëri në Serbi, një shtet nën “kapistallin” e Rusisë dhe jashtë NATO-s.

Kjo është vizitë pa dijeni të institucioneve sipërore të Sigurisë Kombëtare të Shqipërisë, si “arratisjet misterioze” që Vlora Hyseni bënte në Serbi, Bosnje, Maqedoni, Turqi e Gjeorgji, kur ishte drejtuese e Agjencisë Inteligjente të Kosovës, për të cilat e shkarkoi Vjosa Osmani.

E themi këtë, mbasi sipas informacionit të ardhur, institucionet e larta kontrolluese të Sigurisë Kombëtare, nuk kanë dijeni që shefja e SHISH, Vlora Hyseni, po qëndron në Serbi.

Sepse sipas ligjit shqiptar të sigurisë kombëtare, ajo ka detyrim të njoftojë e marrë leje nga eprorët, sipas hierarkisë deri te Presidenti, për çdo dalje jashtë Shqipërisë, madje dhe për në Kosovë ku Vlora Hyseni ka familjen e bizneset, sepse e kanë detyrim edhe inspektorët e SHISH.

Realisht, drejtuesja e SHISH nuk ka dërguar asnjë shkresë “Vënie në dijeni e miratim leje” në Komisionin Parlamentar të Sigurisë; në Zyrën e Sigurisë të NATO në Ministrinë Jashtme, te Presidenti si Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe as te shërbimi i brendshëm i SHISH.

Ndoshta e ka lejuar, ose e ka dërguar kryeministri Edi Rama privatisht apo zyrtarisht, ngaqë e ka në vartësi administrative, por duhet të japë sqarime te institucionet e sigurisë, sepse Vlora Hyseni nuk është më këshilltare civile e tij, por është drejtuese e Shërbimit Sekret Shtetëror.

Sinjalin e parë të preferencave me Serbinë, Vlora Hyseni e dha një javë pas emërimit në detyrë, kur urdhëroi zëvendësimin e Rregullores së Brendshme të funksionimit të SHISH, me Rregulloren e Inteligjencës Serbe (BIA), që është krejt ndryshe dhe me praktika të ish-sigurimit të shtetit serb “UDB”, madje ka specifikime kundër interesave kombëtare shqiptare.

Po tani, çfarë “punësh konfidenciale” që nuk i di as Shteti Shqiptar, ka filluar të bëjë Vlora Hyseni me Serbinë, ose çfarë “përvoje” të shërbimit sekret do sjellë prej andej?/Pamfleti

vlora hyseni shish serbi institucionet kushtetuese