
Edhe pse banditët e Komisionit të Ekonomisë u justifikuan me faktin se duhet ruajtur hierarkia e pagave, në fakt deputetët aktualisht përfitojnë çdo muaj benefite që bashkë me rrogën shkojnë mesatarisht mbi 2.5 milionë lekë të vjetra...
Rritja e pagave për deputetët dhe ministrat është padyshim në kushtet e një skandali. Teksa shumë pensionistë dhe familje në nevojë nuk mbyllin dot muajin, deputetët jetojnë në luks dhe sërish përfituan rritje pagash. Skandali tjetër është se nuk ishte as rritje, por dyfishim.
Por edhe pse banditët e Komisionit të Ekonomisë u justifikuan me faktin se duhet ruajtur hierarkia e pagave, në fakt deputetët aktualisht përfitojnë çdo muaj benefite që bashkë me rrogën shkojnë mesatarisht mbi 2.5 milionë lekë të vjetra. Deputetët tanë, përveç pagave kanë dhe benefite te tjera luksi.
Së pari, të gjithë kanë rimburism të shpenzimeve telefonike. Çdo muaj secili deputet përfiton 17 mijë deri në 20 mijë lekë të reja kompensim për telefonin. Po ashtu ka rimbursim karburanti. Deputetët që lëvizin me makinë në zonat e tyre nuk paguajnë kokërr leku për karburant. Sipas të dhënave të muajit mars, thuajse secili deputet ka përfituar 40 mijë lekë për karburantin e makinës.

Po ashtu secili përfiton dieta për udhëtime jashtë dhe brenda vendit. Në muajin mars dietat variojnë nga 37 mijë lekë në 75 mijë lekë. Po ashtu deputetët përfitojnë honorare për mbledhjet në komisione që variojnë nga 5 mijë në 18 mijë lekë. Po ashtu ka disa deputetë që përfitojnë dhe qera banese, që shkon në 35 mijë lekë çdo muaj.
Duke bërë disa llogari të thjeshta rezulton se, deri më tani çdo muaj deputetët merrnin nga taksat e qytetarëve në total plot 20 milionë lekë të reja ose 200 milionë lekë. Por me sistemin e ri të pagave kjo shumë do të dyfishohet. Pra çdo muaj, deputetët do marrin në total nga buxheti 400 milionë lekë të vjetra vetëm për pagat e tyre. Ndërkohë çdo muaj marrin dieta, karburant, e telefon në total 15 milionë lekë të reja. Me pak fjalë, me sistemin e ri të pagave, deputetët çdo muaj do marrin nga taksat tona 550 milionë lekë të vjetra çdo muaj. Në një vit kjo shumë shkon në afro 7 milionë euro.

Ndërkohë nëse llogarisim përfitimet individuale, vetëm nga benefitet deputetët përfitojnë nga 1 milionë lekë deri në 1.8 mln lekë. Pra 3 mln lekë pagë dhe mesatarisht 1.5 mln lekë benefite, çdo deputet merr 4.5 mln lekë në muaj. Pra pangopësia është në nivele rekord. /Pamfleti
Lini një Përgjigje