Anti-Mafia26 Maj 2023, 12:03

Emrat/ 18 deputetët sharlatanë që zbatuan skenarin për dyfishimin e pagave të tyre

Shkruar nga Pamfleti
Emrat/ 18 deputetët sharlatanë që zbatuan skenarin për
Deputetët sharlatanë

Agallarët e pushtetit dhe politikës, në mirëkuptim pozitë-opozitë, kanë refuzuar 6 herë miratimin e minimumit jetik, rritjen ndihmës ekonomike, të pensioneve të pleqërisë, invaliditetet e jetimëve, të cilat janë sa 2-5% e pagave të tyre të reja...

Një nga mashtrimet populiste që përdori Edi Rama gjatë fushatës elektorale, ishte ky: - “Pagat i rritëm, por zbatimin e tyre më 1 prill e penguan deputetët, sepse duan rritje pagash edhe për vete.

Rama thoshte në çdo takim: - Unë e kam bërë të qartë, që fillimisht do rriten pagat në polici, arsim, shëndetësi, pensionet e ndihma ekonomike, ndërsa në fund do shohim për deputetët e ministrat, se nuk janë në hall si populli.

Mirëpo populli e hëngri këtë mashtrim dhe nga kënaqësia iu fut tallavasë bashkë me Bablokun, por 10 ditë pasi u përlau votat, ky filloi t’u zhvasë edhe më shumë taksa, duke dyfishuar pagën e tij, pagën e “noterit”  Bajram Begaj, të ministrave e deputetëve.

Edhe dy mashtruesit Sali Berisha e Ilir Meta, u betuan se do detyronin qeverinë të bënte fillimisht rritjen e pagave e pensioneve të ulëta, por më 23 maj, në pazar me Edi Ramën e Enkelejd Alibeajn, urdhëruan deputetët në Komisionin e Ekonomi-Financave, të miratonin ligjin për dyfishimin e pagave të tyre.

Sipas projekt-ligjit, që sundimtarët e politikës e kanë çuar formalisht për miratim në parlament e me urgjencë, paga e Presidentit, nga 257 mijë lekë u bë 425 mijë e 700 lekë në muaj, ndërsa paga e Kryetares së Kuvendit, nga 238 mijë e 730 lekë, u bë 393 mijë e 125 mijë lekë në muaj.

Paga e kryeministrit, nga 228 mijë e 700 lekë, u bë 393 mijë e 125 mijë lekë në muaj; paga e ministrit, nga 174 mijë e 760 lekë, u bë 318 mijë e 750 lekë në muaj; ndërsa paga e deputetit, nga 156 mijë e 770 lekë, u bë 310 mijë e 250 lekë në muaj.

Emrat/ 18 deputetët sharlatanë që zbatuan skenarin për

Këtë skenar për dyfishimin e pagave të tyre, e realizuan në mirëkuptim të plotë 18 anëtarët e Komisionit Parlamentar të Ekonomi-Financave, konkretisht deputetët e PS, PD dhe Foltores: Eduard Shalsi, Sorina Koti, Blerina Gjylameti, Enslemvera Zake, Agron Shehaj, Alban Xhelili, Anila Denaj, Antoneta Dhima, Arbi Agalliu, Bujar Leskaj, Dashamir Shehi, Edmond Spaho, Emilja Koliqi, Erjon Braçe, Jordia Tabaku, Pranvera Resulaj, Shpresa Marnoj e Vullnet Sinaj.

Këta sahanlëpirës e të babëzitur që dyfishuan pagat e tyre, kanë refuzuar 6 herë miratimin e minimumit jetik, rritjen e ndihmës ekonomike, pensioneve të pleqërisë, invaliditetet e të jetimëve, të cilët tashmë janë sa 2-5% e pagave të presidentit, kryeministrit, kryetares së Kuvendit, ministrave e  deputetëve.

Nuk besojmë se janë në hall për bukë, mbasi sipas raporteve të ILDKPI në vitet 2015-2022, rezulton se 70% deputetëve, të gjithë ministrat dhe 3 krerët e lartë të shtetit, prej 7 vitesh nuk i tërheqin pagat në bankë.

Që do të thotë, se nuk e kanë emergjencë rritjen e pagave, siç kanë filluar të justifikojnë poshtërsinë e përbashkët që bënë./Pamfleti

rritja e rrogave deputetët emrat