TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2026, 09:41

Sulm me raketë në Abu Dhabi, humb jetën një palestinez 

Shkruar nga Pamfleti
Sulm me raketë në Abu Dhabi, humb jetën një palestinez 
Pamje nga sulmi

Një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes së një rakete mbi një automjet civil në Abu Dhabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, sipas autoriteteve lokale.

Zyra e Medias në Abu Dhabi njoftoi në platformën X, se raketa ra mbi një automjet në zonën Al Bahyah. Viktima është identifikuar si një shtetas palestinez.

Autoritetet nuk kanë sqaruar ende nëse raketa u interceptua nga sistemet e mbrojtjes ajrore apo nëse arriti të godiste drejtpërdrejt objektivin e saj.

Më herët gjatë mëngjesit, Policia e Abu Dhabit kishte njoftuar se sistemet e mbrojtjes ajrore po përballeshin me një kërcënim raketor dhe u kishte bërë thirrje banorëve të qëndronin në vende të sigurta. 

sulm me rakete ne abu dhabi

Lini një Përgjigje