Bota27 Shkurt 2023, 16:36

Afrimi i zgjedhjeve, Erdogan kërkon falje për reagimin e vonuar pas tërmetit

Shkruar nga Pamfleti

Afrimi i zgjedhjeve, Erdogan kërkon falje për reagimin e vonuar pas

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka kërkuar falje për reagimin e vonë të autoriteteve pas tërmeteve shkatërruese të 6 shkurtit.

Erdogan, që po kërkon edhe një mandat tjetër si president pas dy dekadash në pushtet, u përball me kritika të ashpra nga të mbijetuarit e tërmeteve në Adejaman, në juglindje të Turqisë.

“Për shkak të efektit shkatërrues të tërmetit dhe motit të keq, ne nuk ishim në gjendje të punonim siç do të donim në Adejman në ditët e para pas tërmeteve. Ju kërkoj falje për këtë”, tha Erdogan.

Ndëkrohë sot një tjetër tërmet ka tronditur Turqinë. Mësohet se lëkundja ka qenë me magnitudë 5.2 të shkallës rihter. Epiqendra e kësaj lëkundjeje ka qenë në Malatya.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Kjo është lëkundja e disatë që trondit Turqinë pas tërmetit tragjik që la pas 50 mijë të vdekur në Turqi e Siri.

erdogan termeti falje