
Një tjetër tërmet ka tronditur Turqinë. Mësohet se lëkundja ka qenë me magnitudë 5.2 të shkallës rihter. Epiqendra e kësaj lëkundjeje ka qenë në Malatya.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme. Pritet të ketë njoftim zyrtar nga autoritetet.
Kjo është lëkundja e disatë që trondit Turqinë pas tërmetit tragjik që la pas 50 mijë të vdekur në Turqi e Siri.
Aktualisht më shumë se 600 njerëz po hetohen në Turqi për ndërtesat që u shembën nga tërmeti vdekjeprurës.
184 persona u vunë në pranga përfshirë kontraktorët e ndërtimit dhe pronarët e pronave.