
Edhe pak orë na ndajnë nga takimi mes Trump dhe Putin në Alaskë. Pritshmëritë nga ky takim kanë qenë të mëdha, teksa nuk kanë munguar as memet në rrjetet sociale.
Në një video, të krijuar me teknologjinë e inteligjencës artificiale, shfaqen presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen duke monitoruar nga larg dy protagonistët kryesorë.
Në vijim, Trump dhe Putin paraqiten në një peizazh me dëborë, ku aventura merr kthesë kur një ari polar fillon t’i ndjekë ata, duke krijuar situata komike dhe të papritura.
Lini një Përgjigje