Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia e ndodhur mbrëmjen e së martës në Zvicër, ku një autobus u shkrumbua nga flakët. Deri tani raportohet për 6 viktima dhe 5 të plagosur.
Ngjarja ndodhi në Kerzers dhe sipas mediave zvicerane dhe dëshmive të personave që ndodheshin në vendngjarje, zjarri mund të jetë shkaktuar nga një pasagjer që i vuri flakën vetes brenda autobusit, pasi kishte derdhur mbi trup një lëng të ndezshëm.
Flakët u përhapën shumë shpejt në mjet, duke bërë që autobusi të përfshihej pothuajse plotësisht nga zjarri brenda pak minutash.
???? A man set himself on fire aboard a bus in kerzers, Switzerland, leaving multiple people injured. pic.twitter.com/TUHZgOALkN
— Stall (@Stallupdate) March 10, 2026
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë autobusin të djegur dhe të shkatërruar nga flakët, ndërsa ekipet e zjarrfikësve dhe të emergjencës përpiqen të kontrollojnë situatën dhe të ndihmojnë të plagosurit.
Një zëdhënës i policisë kantonale deklaroi për agjencinë Keystone-SDA se hetimet janë ende në fazën fillestare dhe është shumë herët për të përcaktuar me siguri shkakun e incidentit.
Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të konfirmuar versionin e dëshmitarëve.
Ndërkohë, zona ku ndodhi tragjedia është rrethuar nga policia, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të mos afrohen në vendin e ngjarjes për të mos penguar operacionet e emergjencës dhe hetimet.
Lini një Përgjigje