TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Tetor 2025, 16:18

Detaje të reja nga sulmi brutal në sinagogën hebraike në Mançester, publikohet fotoja e autorit

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja nga sulmi brutal në sinagogën hebraike në

Të tjera detaje janë zbardhur rreth autorit që kreu sulmin vdekjeprurës në një sinagogë të Mançesterit, ku humbën jetën dy persona.

Sipas informacioneve që raporton Daily Mail, burri drejtoi një makinë drejt një turme të enjten në mëngjes dhe më pas goditi me thikë një person.

Burri të cilin autoritetet besojnë se është i vdekur shihet duke u fshehur jashtë sinagogës, i veshur me një rrip për të cilin policia është pothuajse e sigurt se ishte një “rrip vetëvrasës” që përmbante eksplozivë.

Sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia, por ky informacion nuk është konfirmuar ende.

Një dëshmitar i incidentit tragjik përshkroi për të njëjtën media se autori i krimit “lëvizte nga një viktimë në tjetrën në një mënyrë ‘robotike’, sikur të kishte një punë për të bërë, duke synuar këdo që mbante një kippur (një lloj veshjeje që veshin hebrenjtë)”.

Sulmi ndodhi gjatë Yom Kippur (Dita e Shlyerjes), e cila konsiderohet një ditë e shenjtë për hebrenjtë dhe përkujtohet nga 1 deri në 2 tetor.

Autoritetet e quajnë atë një “sulm terrorist agresiv”.

Njësia e çaktivizimit të bombave u thirr menjëherë në vendin e sulmit, pasi kishte frikë se sulmuesi kishte ndërmend të shpërthente një pajisje që besohet se ishte në brezin e tij.

“Policia e Mançesterit mund të konfirmojë se dy persona kanë vdekur pas një incidenti të rëndë jashtë Sinagogës së Komunitetit Hebraik në Heaton Park, në Middleton Road, Crumpsall. Një person i tretë, një burrë që besohet të jetë sulmuesi, u qëllua nga oficerët e GMP dhe besohet gjithashtu se ka vdekur”, tha policia në një deklaratë.

 

Lini një Përgjigje