TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Maj 2025, 07:37

Sulmet vdekjeprurëse të Indisë në Pakistan, reagon Trump: Turp! Uroj të përfundojë shpejt

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet vdekjeprurëse të Indisë në Pakistan, reagon Trump:

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka reaguar pas sulmeve të Indisë drejt Pakistanit, teksa i ka cilësuar si ‘turp’ rritjen e tensioneve mes tyre.

Trump tha se edhe pse dihej që lufta do të noddhte një ditë bazuar kjo në të kaluarën, përsëri shpreson që të përfundojë shumë shpejt

“Është për të ardhur keq, sapo dëgjuam për këtë ndërsa kalonim nëpër dyert e Ovalit. Mendoj se njerëzit e dinin se diçka do të ndodhte bazuar pak nga e kaluara. Ata kanë luftuar për një kohë të gjatë… Shpresoj vetëm që të përfundojë shumë shpejt”, tha Trump para gazetarëve.

Komentet e presidentit erdhën gjatë ceremonisë së betimit të Steve Witkoff, i dërguari special i SHBA-së në Lindjen e Mesme.

Lini një Përgjigje