Donald Trump po vendos interesat e Vladimir Putinit mbi sigurinë e trupave amerikane dhe jetën e qytetarëve të tij. Ky nënshtrim i pashpjegueshëm ndaj Kremlinit, mund të shpjegohet vetëm përmes ekzistencës së fakteve komprometuese që e mbajnë presidentin peng të Rusisë...
Nuk e kisha menduar kurrë se do të vinte dita kur një president amerikan do të tregonte më shumë besnikëri ndaj një kundërshtari të SHBA-së sesa ndaj popullit të tij, sidomos në kohë lufte. Por, ja ku jemi me Donald Trumpin dhe adhurimin e tij misterioz për diktatorin rus, Vladimir Putin, si dhe frikën e tij në rritje që duket se ka prej tij.
Është një nga ato histori dashurie që vazhdon të sfidojë logjikën, por që po nuk vihet më në dyshim. Trump nuk pranon të thotë asnjë fjalë të keqe për Rusinë dhe sigurisht as për Putinin.
Po çfarë mund të ketë Putini kundër Trumpit që e ka shndërruar atë në një njeri kaq të dëgjueshëm dhe të përulur, duke iu nënshtruar çdo teke të udhëheqësit rus e duke mbrojtur çdo pozicion të tij? Në një farë mënyre, Trump i beson fjalës së një banditi vrasës, një mashtruesi dhe një të diktatori mbi çdo organ jopartiak të vendit të tij.
Dyshimi kryesor është se çfarëdolloj gjëje që Putini zotëron kundër Trumpit, duhet të jetë diçka shumë, shumë e rëndë. Ndoshta ka lidhje me rastin dosjen “Epstein”. Duhet të jetë diçka serioze, sepse Trump nuk është lloji i njeriut që përulet para kujtdo.
Unë nuk e besoj argumentin se kjo ka të bëjë me respektin apo mbështetjen prej fansi, edhe pse Trump e quan rregullisht Putinin “të fortë”, “të zgjuar” dhe “gjeni”. Jo, kjo i ngjan shumë më tepër një kërcënimi të vazhdueshëm.
Sjellja e Trumpit rreth Putinit nuk është vetëm patetike dhe acaruese. Ajo është bërë gjithnjë e më e rrezikshme. Kjo është bërë e qartë tani që kanë dalë në dritë raporte të besueshme se si Rusia po ndan informacione me Iranin për ta ndihmuar atë të shënjestrojë personelin dhe asetet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, duke siguruar vendndodhjet e anijeve luftarake dhe avionëve tanë.
Nuk është se kjo përbën ndonjë surprizë. Aspak. Rusia është ndoshta aleati më i fortë i Iranit. Ndihmësit e Putinit e pranojnë hapur se janë në anën e Iranit. Është krejtësisht e kuptueshme që Rusia do të bënte gjithçka që mundej për të ndihmuar Iranin të mposhtte armikun e tij.
Dhe e vetmja pjesë që nuk përtypet lehtë është reagimi i administratës Trump. Në vend që të pretendojë se është e shqetësuar nga ky lajm, ajo e relativizon atë, a thua se këto vende thjesht po ndajnë mendime mbi ekipet e tyre të futbollit.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, iu përgjigj këtij lajmi duke ngritur supet e duke thënë me zë të lartë: “Nuk ka shumë rëndësi...”. Çfarë? “Nuk ka shumë rëndësi” që një armik po i jep informacione një kombi kundër të cilit po luftojmë, ndërsa shefi ekzekutiv i Shteteve të Bashkuara vazhdon ta trajtojë udhëheqësin e atij vendi armik si një mik të çmuar?
Më vonë ajo shpjegoi: “Është e qartë se kjo nuk po lëvizje nuk ka sjellë asnjë ndryshim në operacionet ushtarake në Iran, sepse ne po i shkatërrojmë ata plotësisht”. Ja pra realiteti: gjëja që në të vërtetë s’ka shumë rëndësi është se sa mirë mund të jetë duke vepruar Amerika në luftën me Iranin.
Nuk është kjo çështja. Problemi është se këtë po e bën Rusia, dhe kjo administratë po vazhdon ta trajtojë atë si një aleat. Sigurisht, çdo kundërpërgjigje e pakujdesshme duhet parë në dritën e faktit se Trump është dhe ka qenë gjithmonë nën urdhrat e Putinit.
Të gjithë ata që janë të lidhur me të, e kanë marrë mesazhin dhe e kuptojnë se “Udhëheqësi i Dashur” nuk do të tolerojë asnjë ofendim ndaj Vladimirit, edhe nëse ai po vë drejtpërdrejt në rrezik trupat tona. Në fakt, është edhe më keq sesa kaq.
Që kur Trump (përmes Thesarit të SHBA-së) lëshoi një përjashtim të përkohshëm këtë muaj, duke i lejuar Indisë të blejë naftë bruto dhe produkte nafte ruse të cilat janë të ndaluara, presidenti po e ndihmon Rusinë të mbushë xhepat me para, që ajo mund t'i përdorë për të mbledhur informacione që rrezikojnë trupat tona.
Praktikisht, Trump po paguan Rusinë për të ndihmuar Iranin të sulmojë SHBA-në. Le ta kuptojë mirë këtë. Ka vetëm një fjalë për këtë sjelljë: tradhti. Sa më shumë prova u duhen njerëzve që për çfarëdolloj arsye, Trumpit i intereson më shumë Rusia sesa kombi të cilit i shërben si president?
Kjo që po them nuk është hiperbolë. Është aty për t’u parë nga të gjithë. Duhet të imagjinoni që Rusia mund të mos e kufizojë informacionin e saj vetëm në Lindjen e Mesme.
Ajo mund t’i japë Iranit informacione se ku mund të jemi të prekshëm nga një sulm i ngjashëm me atë të 11 shtatorit 2001. Nëse ndodh kjo gjë, dyshoj se përgjigjja e Trumpit do të ishte: S’ka rëndësi. Është luftë dhe do të lëndohen edhe njerëz të pafajshëm. Po të mos ishte Rusia, do të kishte qenë dikush tjetër...”.
Por ja çfarë tha në të vërtetë Trump për Rusinë gjatë fundjavës, në bordin e Air Force One: “Nëse shikoni se çfarë ka ndodhur në Iran javën e fundit, edhe nëse ata po marrin informacione nga rusët, kjo nuk po i ndihmon shumë...”.
Sërish, ky qëndrim është në thelb një konfirmim se raportet për ndihmën ruse ndaj Iranit mund të jenë të sakta. Të gjithë ata që janë të lidhur me Trumpin, përfshirë vetë atë, e kuptojnë se ky interpretim i situatës është i pakuptimtë, por të thuash çdo gjë, qoftë edhe paksa negative për Rusinë dhe Putinin, mbetet e ndaluar.
Si zakonisht, ajo për të cilën Trump interesohet më shumë është marketingu i vetes. Gjatë ceremonisë të së shtunës, ku u kthyen trupat e 6 ushtarëve amerikanë të vrarë në konfliktin me Iranin, ai mbante veshur një kapele të bardhë bejsbolli “USA”, e cila shitet për 55 dollarë në dyqanin e fushatës së tij.
Nëse je Trump, nuk ekziston dinjiteti apo qoftë edhe grimca më e vogël e dhembshurisë për njerëzit që vdesin për vendin e tyre. Sigurisht, përveçse nëse vendi në fjalë është Rusia./Përshtati "Pamfleti", nga “Raw Story”
Ky tramp do te dale presidenti mi i shemtuar politikisht dhe do te mbahet mend gjate ne histori, idjotlleku i popullit amerikan i cili e zgjodhi.