TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Qershor 2025, 09:34

Sulmi ndaj spitalit në Izrael, reagon Netanyahu: Tiranët terroristë do ta paguajnë shtrenjtë!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmi ndaj spitalit në Izrael, reagon Netanyahu: Tiranët

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Irani do të paguajë një “çmim të lartë” për sulmin me raketa ndaj spitalit Soroka.

“Tiranët terroristë iranianë kanë lëshuar raketa në Spitalin Soroka dhe civilë. Ata do të paguajnë një çmim të lartë”, shkroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në X.

Sulmi ka shkaktuar dëme të mëdha në disa prej ndërtesave të kompleksit dhe ka lënë dhjetëra persona të plagosur.

Qendra Mjekësore Soroka, që ndodhet në qytetin Be’er Sheva ofron shërbime shëndetësore për rreth 1 milion banorë të rajonit jugor të Izraelit dhe disponon mbi 1,000 shtretër, sipas faqes së saj zyrtare.

Lini një Përgjigje