TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Maj 2023, 09:04

Italia nuk gjen qetësi! Pas përmbytjeve, shpërthen vullkani Etna, Meloni: Kemi gati 100 mln eurot e para për rajonin e Emilia Romagna

Shkruar nga Pamfleti

Italia nuk gjen qetësi! Pas përmbytjeve, shpërthen vullkani Etna,

Etna, vullkani më aktiv në Evropë, shpërtheu të dielën dhe hodhi hi në Catania, qytetin më të madh të Siçilisë lindore, duke bërë që të pezulloheshin fluturimet në aeroportin e qytetit.

Instituti i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë i Italisë (INGV), i cili monitoron nga afër Etna, tha se retë dhe ditët me shi penguan monitorimin e shpërthimit, i cili dikur ishte një shfaqje spektakolare e zjarrit dhe llavës.

Instituti tha se hiri ra në Catania dhe një qytet në shpatet e malit Etna, por fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar.

Agjencia kombëtare e mbrojtjes civile e Italisë tha në një paralajmërim të enjten se, duke pasur parasysh rritjen e aktivitetit vullkanik, mund të ketë ndryshime “të papritura” në aktivitetin e Etna.

Shpërthimi i vullkanit të famshëm ndodhi në një kohë kur Italia është përfshirë nga përmbytje të mëdha, për shkak të shirave dhe stuhive të vazhdueshme. Kjo ka bërë që kryeministrja italiane Giorgia Meloni të braktisë punimet në samitin e G7 në Japoni.

Menjëherë pas rikthimit të Melonit, qeveria ka ndërmarrë hapin e parë për të përballur dëmet, duke akorduar 100 milionë euro për zonat e goditura rëndë nga vërshimet e ujit.

Fondi gjithashtu do të përfshijë rikthimin në normalitet të rrugëve provinciale, shkollave komunale dhe ndihma për bujqësinë.

Pavarësisht se është e konsiderueshme, shuma duket e pamjaftueshme dhe sipas Qarkut do të nevojiten mbi një miliardë euro, ndaj teknikët e Ministrisë së Ekonomisë janë duke punuar për të gjetur zgjidhje nëpërmjet shfrytëzimit maksimal të buxhetit dhe ndihmave nga BE-ja.

 

italia vullkani etna giorgia meloni permbytje

Lini një Përgjigje