TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Qershor 2023, 10:31

Kaloi 20 vjet pas hekurave për vrasjen e katër fëmijëve të saj, gruaja nga Australia shpallet e pafajshme

Shkruar nga Pamfleti

Kaloi 20 vjet pas hekurave për vrasjen e katër fëmijëve

Një grua e quajtur dikur “vrasësja më e keqe në Australi” është liruar nga burgu, pasi sipas provave të reja, ajo nuk vrau katër fëmijët e saj të mitur.

Kathleen Folbigg kaloi 20 vjet në burg pasi një juri vendosi se ajo vrau Caleb, Patrick, Sarah dhe Laura.

Por sipas një hetimi të fundit, fëmijët kanë vdekur për shkaqe natyrale. Rasti i 55-vjeçares është përshkruar si një nga gabimet më të mëdha të drejtësisë në Australi.

Folbigg ka qenë e pafajshme, por në vitin 2003 u dënua me 25 vite për vrasjen e 4  fëmijëve të saj. Çdo fëmijë vdiq papritur midis 1989 dhe 1999, duke nxitur prokurorët të mendonin se ajo i kishte vrarë ata.

Në hetimin e ri, të kryesuar nga gjyqtari në pension Tom Bathurst, prokurorët pranuan se fëmijët në fakt kishin vdekur për shkaqe natyrale. Si rezultat, guvernatori i NSW urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Folbigg nga burgu.

Falja vjen pas një fushate shumëvjeçare për lirimin e Folbigg, e shkaktuar kur një ekip imunologësh zbuluan se vajzat e saj kishin një mutacion gjenetik që mund të shkaktojë vdekje të papritur kardiake.

U zbuluan gjithashtu prova se djemtë e Folbigg kishin një mutacion gjenetik të ndryshëm, i lidhur me epilepsinë.

australi pafajesi femijet kathleen folbigg

Lini një Përgjigje