
Ridon Kola, një shqiptar me banim në SHBA, është arrestuar nga policia amerikane pasi akuzohet se ka kërcënuar me jetë policët dhe kryebashkiakun e Yonkers, në paradën e mbajtur për festën e Shën Patrikut.
Një hetim i shumë agjencive anerikane zbuloi kërcënime shqetësuese në mediat sociale nga ana e ekstremistit radikal islamik.
“Kjo është zakonisht ajo që terroristët duan të bëjnë. Ata duan të terrorizojnë mendjen tuaj, të terrorizojnë mendimet tuaja dhe t’ju frikësojnë,” tha kryebashkiaku Mike Spano.
Ndërkohë që shqiptari kishte paralajmëruar se do të bënte skenë tmerri gjatë paradës së mbajtur për festën e Shën Patrikut.
“Unë do të kryqëzoj policët e Yonkers dhe shefat e tyre përgjatë rrugës McLean. Do të jetë një skenë tmerri… Allahu Ekberr”, kërcënonte shqiptari.
Mësohet se 32-vjeçari jeton pranë rrugës ku do mbahej parada dhe është marrë në pyetje nga forcat e rendit në të kaluarën.
Lini një Përgjigje