Bota18 Mars 2023, 11:10

Takimi Kurti-Vuçiç, Josep Borrell: Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë sot në Ohër

Shkruar nga Pamfleti

Takimi Kurti-Vuçiç, Josep Borrell: Sytë e BE-së dhe

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, deklaroi para takimit të sotëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, se sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë sot te Ohri.

Borrell ka puublikuar një foto në rrjetet sociale me pamje nga liqeni i Ohrit, me shpresë se sot do të arrihet një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë sot në Ohër. Pas diplomacisë instensive ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të diskutojmë me Aleksander Vuçiç dhe Albin Kurtin, për aneksin e zbatimit, pjesë integrale e marreveshjes për rrugën drejt normalizimit të marredhënieve”, shkroi Borrell në Twitter.

 

takimi kurti-vuçiç borrell ohër