Bota18 Mars 2023, 09:12

Opozita franceze paraqet mocion mosbesimi ndaj presidentit Macron, kërkohet rrëzimi i qeverisë dhe anulimi i reformës së pensioneve

Shkruar nga Pamfleti

Opozita franceze paraqet mocion mosbesimi ndaj presidentit Macron, kërkohet

Partitë opozitare në Francë kanë dorëzuar një mocion mosbesimi, në përpjekje për të hedhur poshtë qeverinë e Emmanuel Macron, pas reformës për pensionet e cila u miratua pa votim në parlament.

Mocioni duhet të miratohet nga më shumë se gjysma e Asamblesë dhe nëse do të ketë sukses, qeveria e Macron do të duhet të dorë hiqet. Në rast të kundërt, projektligji do të hyjë në fuqi. Hera e fundit që diçka e tillë ka ndodhur në Francë është në vitin 1962.

Protesta të shumta u mbajtën në qytete të ndryshme të Francës këtë të premte, teksa njerëzit vijojnë të shprehin zemëratën lidhur me reformën shumë të debatuar.

Në Paris, transporti u ndërpre, ndërsa 310 persona u arrestuan pas një nate të tërë në protestë. Reforma e presidentit Macron parashikon rritjen e moshës së daljes në pension nga 62 në 64 vjeç. Për miratimin e saj, presidenti shfrytëzoi një vakancë ligjore që i lejoi miratimin pa votën e parlamentit.

francë mocion mosbesimi macron