
Reza Pahlavi akuzon udhëheqësin suprem Ajatollah Ali Khamenei për “përfshirjen e Iranit në luftë” me Izraelin dhe e përshkroi qeverinë në Teheran si “të dobët dhe të përçarë”.
Në një postim në X, djali në mërgim i monarkut të rrëzuar të Iranit bën thirrje për një kryengritje.
Ai u tha iranianëve se ishte “koha për t’u ngritur; koha për të rimarrë Iranin”. “Mekanizmi i represionit të regjimit po shembet. E tëra çfarë nevojitet tani është një kryengritje mbarëkombëtare për t’i dhënë fund këtij makthi njëherë e përgjithmonë”, tha ai.
Pahlavi deklaroi se rënia e regjimit ishte "e pakthyeshme", duke e përshkruar momentin si një pikë kthese historike për popullin iranian. "E ardhmja është e ndritur dhe së bashku do ta kalojmë këtë kthesë të mprehtë në histori", tha ai. "Në këto ditë të vështira, zemra ime është me të gjithë qytetarët e pambrojtur që janë lënduar dhe kanë rënë viktimë e ideologjisë dhe iluzioneve luftarake të Khameneit."
Pahlavi, i cili prej kohësh ka mbështetur një Iran laik dhe demokratik, e quajti rënien e regjimit të pashmangshme dhe të domosdoshme. Ai e përshkroi Republikën Islamike si një sistem që kishte zhvilluar një "luftë 46-vjeçare kundër kombit iranian" dhe theksoi se aparati i tij i sigurisë dhe represionit po shembej.
Ai i bëri thirrje ushtrisë dhe forcave të sigurisë shtetërore të qëndrojnë “me popullin” dhe “të luajnë një rol historik në tranzicionin nga Republika Islamike” në një demokraci.
"Republika Islamike ka arritur fundin e saj dhe është në proces të rënies. Khamenei, si një mi i frikësuar, u fsheh nën tokë dhe humbi kontrollin e situatës. Ajo që ka filluar është e pakthyeshme", theksoi ai.
Reza Pahlavi, i cili jeton në mërgim pranë Uashingtonit, ka thënë se nuk kërkon domosdoshmërisht rivendosjen e monarkisë, por ka mbështetur prej kohësh lëvizjen e popullit iranian për demokraci laike.
Në një letër të kohëve të fundit drejtuar Presidentit Trump, ai madje theksoi se nuk duhet të tregojë asnjë besim tek regjimi në Teheran .
The Islamic Republic has come to its end and is collapsing. What has begun is irreversible. The future is bright, and together we will turn the page of history. Now is the time to stand up; the time to reclaim Iran. May I be with you soon. pic.twitter.com/qrbnDmf8SX
— Reza Pahlavi (@PahlaviReza) June 17, 2025
Lini një Përgjigje