TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Prill 2023, 09:55

Migracioni në Mesdhe/ Shpëtohen rreth 600 emigrantë në brigjet italiane

Shkruar nga Pamfleti

Migracioni në Mesdhe/ Shpëtohen rreth 600 emigrantë në

Roja bregdetare italiane shpëtoi rreth 600 emigrantë që ndodheshin në një varke peshkimi në Sicili. Operacioni u krye në juglindje të ishullit, në kushte të vështira atmosferike.

Më shumë se 100 prej të shpëtuarve janë nxjerrë tashmë në breg nga një anije e FRONTEX, Agjencia Europiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare. Organizata joqeveritare gjermane Sea-Watch vuri në dukje se ka vënë re disa varka me emigrantë në Mesdhe gjatë fundjavës.

Njëra prej tyre mbante 221 persona, të cilët u shpëtuan gjithashtu nga roja bregdetare italiane. Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për operacionin specifik të shpëtimit.

Ministria e Brendshme e Italisë, tha se deri më tani kanë mbërritur 32,700 emigrantë krahasuar me rreth 7,900 në periudhën e njejtë në vitin 2022.

Qeveria e koalicionit të ekstremit të djathtë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme javën e kaluar për shkak të rritjes së fluksit të migracionit në Mesdhe.

emigrante shpetim brigje italiane

Lini një Përgjigje