Ambasadori i Iranit në Rusi, Kazem Jalali, ka mohuar raportimet se Mojtaba Khamenei ndodhet në Moskë për trajtim mjekësor.
Reagimi vjen pasi media kuvajtiane Al-Jarida publikoi një raport sipas të cilit Khamenei ishte transferuar në Rusi pas plagosjes gjatë sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite. I njëjti raport pretendonte se në këto sulme kishin humbur jetën edhe babai dhe bashkëshortja e tij.
Sipas Al-Jarida, presidenti rus Vladimir Putin i kishte dërguar një ftesë personale për trajtim në Rusi, duke garantuar kujdes mjekësor të specializuar.
Media të tjera kuvajtiane raportuan se operacioni për largimin e tij nga Irani ishte mbajtur sekret dhe përfshinte transport me avion ushtarak rus. Gjithashtu, u pretendua se ai ishte vendosur në një rezidencë presidenciale dhe i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në këmbë.
Megjithatë, ambasadori Jalali i hodhi poshtë këto pretendime, duke theksuar se raportimet për praninë e Mojtaba Khameneit në Rusi nuk janë të vërteta.
Lini një Përgjigje