TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Shkurt 2026, 11:58

Nisma e Trump për trupa në Gaza, Shqipëria dhe Kosova në listën e vendeve pjesëmarrëse

Shkruar nga Pamfleti
Nisma e Trump për trupa në Gaza, Shqipëria dhe Kosova në
Trump në Bordin e Paqes

Pesë vende kanë njoftuar gatishmërinë për të dërguar trupa në Gaza në kuadër të një Force Ndërkombëtare të Stabilizimit të propozuar së fundmi. Plani u bë publik gjatë një takimi të Bordit të Paqes të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në Uashington DC.

Sipas njoftimit zyrtar, Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria do të kontribuojnë me trupa në terren. Egjipti dhe Jordania do ta mbështesin misionin përmes trajnimit të oficerëve të policisë palestineze.

Forcën do ta drejtojë Gjenerali i Ushtrisë Amerikane, Jasper Jeffers, i cili u emërua komandant i misionit nga bordi i presidentit Trump. Indonezia do të mbajë postin e Zëvendëskomandantit. Gjenerali Jeffers konfirmoi se Xhakarta e ka pranuar këtë rol në strukturën drejtuese të forcës.

Presidenti indonezian, Prabowo Subianto, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të vendosë deri në 8,000 efektivë. Ai tha se Indonezia synon të kontribuojë që “paqja të funksionojë” në Gaza. Sipas të dhënave të cituara gjatë takimit, të paktën 72,000 palestinezë janë vrarë që nga fillimi i fushatës ushtarake të Izraelit.

Zyrtarët në Xhakarta theksuan se kontributi i Indonezisë do të përqendrohet në detyra humanitare. Ende nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme mbi mandatin e plotë, afatet e vendosjes apo koordinimin operacional të forcës ndërkombëtare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Seasia Stats (@seasia.stats)

Plani u prezantua gjatë takimit të parë të Bordit të Paqes të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Uashington D.C., një strukturë e re ndërkombëtare e propozuar për të menaxhuar pasluftën, rindërtimin dhe stabilizimin e Rripit të Gazës pas një konflikti dyvjeçar midis Izraelit dhe Hamasit.

Ky plan bazohet në një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që autorizon një ushtri paqeruajtëse ndërkombëtare, të quajtur International Stabilization Force (ISF), me mandat për të siguruar zonën, ndihmuar në demilitarizimin e Hamasit dhe mbështetur rindërtimin dhe strukturat civile.

Sipas planit, synohet të vendosen rreth 20,000 trupa dhe 12,000 policë në pesë sektorë të Gazës, duke filluar nga Rafah në jug.

Lini një Përgjigje