
Një kullë antike është shëmbur pranë Koloseumit në Romë të Italisë, të paktën 4 persona të plagosur raportohen deri tani, që po punonin për restaurimet.
Një punëtor po trajtohet për lëndime në kokë, pasi një kullë mesjetare në rikonstruksion në Romën qendrore pranë Koloseut u shemb pjesërisht, raportoi agjencia e lajmeve ANSA.
Shembja fillestare u pasua nga një e dytë, duke dërguar një shtresë të trashë pluhuri që mbuloi zonën. Një punëtor tjetër mbeti i bllokuar në rrënoja, por është i vetëdijshëm, raportuan mediat italiane.
Dy punëtorë të tjerë u plagosën lehtë, por refuzuan të dërgoheshin në spital.b
Autoritetet kanë mbyllur trafikun në zonë për të lehtësuar operacionin e shpëtimit, i cili po vazhdon me ndihmën e zjarrfikësve dhe automjeteve speciale.
Autoritetet po shqyrtojnë shkaqet e shembjes, ndërsa Prokuroria e Romës ka hapur një hetim për incidentin.
Lini një Përgjigje