TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Nëntor 2025, 17:26

“Po luani me zjarrin”, Izraeli paralajmëron sulme të reja në Liban: Të çarmatoset grupi Hezbollah!

Shkruar nga Pamfleti

“Po luani me zjarrin”, Izraeli paralajmëron sulme të reja

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz ka paralajmëruar se Izraeli do të përshkallëzojë operacionet e tij ushtarake kundër Hezbollahut në Libanin jugor, një ditë pasi një sulm ajror vrau katër persona.

Mes tensioneve në rritje përgjatë kufirit, Katz akuzoi Hezbollahun se ‘po luan me zjarrin’ dhe i kërkoi qeverisë libaneze të zbatojë marrëveshjen e çarmatimit dhe ta largojë grupin nga jugu.

“Zbatimi i masave maksimale do të vazhdojë dhe madje do të intensifikohet, ne nuk do të lejojmë një kërcënim për banorët e veriut”, u shpreh Katz në një deklaratë.

Një marrëveshje armëpushimi mes Libanit dhe Izraelit u arrit në nëntor të vitit 2024 me ndërmjetësimin e SHBA-së, pas më shumë se një viti konflikti të shkaktuar nga lufta në Gaza, por sulmet ndërkufitare izraelite vazhduan herë pas here.

Sipas marrëveshjes së vitit 2024 që i dha fund konfliktit më shumë se një vjeçar midis Izraelit dhe Hezbollahut, Libani ra dakord që vetëm forcat shtetërore të sigurisë do të lejoheshin të mbanin armë në vend, gjë që supozon çarmatimin e plotë të Hezbollahut.

SHBA, Arabia Saudite dhe rivalët e Hezbollahut i kanë bërë presion që Libani të çarmatosë grupin. Ndërkohë, Hezbollahu ka rënë dakord publikisht për armëpushimin, nuk ka kundërshtuar konfiskimin e armëve në jug dhe nuk e ka sulmuar Izraelin që nga armëpushimi i nëntorit.

Megjithatë, ai këmbëngul se çarmatimi i përmendur në tekstin e marrëveshjes vlen vetëm për Libanin jugor dhe ka lënë të kuptohet një konflikt të mundshëm nëse shteti ndërmerr hapa të mëtejshëm kundër grupit.

 

Lini një Përgjigje